E “shkatërruan” Barçën, Enzo Maresca u jep pushim lojtarëve të tij
Skuadra e Barcelonës mbrëmë pësoi humbje të thellë 3:0 ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i Blutë e Londrës, Enzo Maresca ishte tejet i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, shkruan Indeksonline
Madje në konferencë për media pas ndeshjes, italiani tregoi se tani lojtarët e tij do kenë pushim 48 orë.
🚨👀 Maresca on facing Arsenal: “I told my players to switch off in the next 48h… recover, rest, take your time.. Sunday, we’ve Arsenal”. pic.twitter.com/VfnenHrsQS
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 26, 2025
“U thashë lojtarëve të pushojnë për 48 orë. Merrni kohën tuaj, pushoni, rikuperohuni… të dielën kemi Arsenalin!”, u shpreh Maresca
Kujtojmë që Chelsea të dielen luan ndaj Arsenalit në “Stamford Bridge”, derbin e javës në Premier League./Indeksonline/

