75 Mall Live Search
10:50 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / G T

“Do jenë Messi dhe Ronaldo”, trajneri i Chelseat për Lamine Yamalin dhe Estevaon

Skuadra e Chelseat mposhti 3:0 Barcelonën, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League.

Estevao, i cili shënoi një gol të bukur – mori vëmendje të madhe pas paraqitjes fantastike në “Stamford Bridge”, shkruan Indeksonline

Trajneri i Bluve të Londrës, Enzo Maresca – u shpreh i lumtur me paraqitjen e sulmuesit anësor brazilian.

Madje bëri një krahasim mes tij dhe Lamine Yamalit.

“Ka qenë një natë fantastike për lojtarët, për klubin, për tifozët. Siç tha Raphinha, Estevao dhe Lamine Yamal ndoshta mund të jenë Messi dhe Ronaldo i ardhshëm”, u shpreh Maresca

Kujtojmë që të dy janë nga 18-vjeçar, por mbrëmë Estevao e fitoi duelin, pasi bëri paraqitje fantastike përkundër Lamine Yamalit./Indeksonline/