Hematologu i njohur i bashkohet PDK-së
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar sot se partisë së tij i është bashkuar hematologu i njohur kosovar, Dr. Adriatik Berisha.
Përmes një postimi ne “Facebook”, Hamza e ka vlerësuar Berishën si profesionist të nivelit të lartë, duke theksuar se ai njihet për përkushtim profesional, humanizëm dhe vlera atdhetare.
“Ekipit tonë iu bashkua një profesionist i jashtëzakonshëm: hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha.Përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare.Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK është shtëpia e tyre.Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik!”, ka shkruar Hamza.

