75 Mall Live Search
17:29 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / S Z

Alban Hyseni sqaron çështjen e buxhetit: Edhe Gjilani njësoj si kryeqyteti, po përballet me këtë problem, por mënyra jonë e menaxhimit ka qenë krejt tjetër

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka dal me një sqarim lidhur me çështjen e buxhetit. Hyseni ka thënë se edhe Gjilani  njësoj si Prishtina po përballet me problemin e buxhetit të pamiratuar, por mënyra e tyre e menaxhimit ka qenë krejt tjetër.

Hysnei ka thënë se mungesa e buxhetit të miratuar dhe operimi me 1/12 e buxhetit të vitit paraprak ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft sfidues. Megjithatë,  ka pohuar se shumë shpejt do të thërrasin seancën konstitutive dhe do të votojmë edhe bartjen e mjeteve vetanake për t’I mbuluar obligimet ekzistuese.

“Edhe Gjilani, njësoj si kryeqyteti, po përballet me problemin e buxhetit të pamiratuar, por mënyra jonë e menaxhimit ka qenë krejt tjetër. Ne kemi respektuar plotësisht legjislacionin dhe nuk kemi hyrë në obligime pa mbulesë financiare. Mungesa e buxhetit të miratuar dhe operimi me 1/12 e buxhetit të vitit paraprak ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft sfidues. Megjithatë, shumë shpejt do të thërrasim seancën konstitutive dhe do të votojmë edhe bartjen e mjeteve vetanake për t’I mbuluar obligimet ekzistuese”, ka thënë Hyseni. /Indeksonline/