75 Mall Live Search
07:42 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / MSH

Kuvendi i Prishtinës sot mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për mjetet vetanake dhe buxhetin e vitit 2026.

Seanca është njoftuar të fillojë nga ora 15:00.

Ky zhvillim vjen pas disa ditësh bllokimi të transportit publik, për shkak të grevës së Trafikut Urban dhe operatorëve privatë të transportit, si dhe problemeve financiare të komunës. Situata ka shkaktuar kolona të gjata dhe vështirësi për qytetarët në qarkullimin urban.

Kjo seancë shihet si një hap i rëndësishëm për stabilizimin e situatës dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve të Prishtinës.