75 Mall Live Search
08:24 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / F.R

Sot mblidhet qeveria në detyrë, 14 pika në rend të ditës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti do ta mbledhë sot kabinetin e tij qeveritar.

Nga zyra e kryeministrit kanë njoftuar se mbledhja e Qeverisë në detyrë do të mbahet në ora 12:00.

Në rend të ditës në mbledhjen e sotme janë gjithsej 14 pika.

Në mbledhjen e ekzekutivit sot pritet të shqyrtohen propozim-vendimet për disa shpronësime. Po ashtu sot kabineti qeveritar në detyrë pritet të shqyrtojë propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në kategorinë e shpenzimeve “paga dhe shtesa” për nëntor 2025 për Ministrinë e Punëve të Brendshme.