75 Mall Live Search
08:35 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / MSH

KQZ-ja sot certifikon rezultatet përfundimtare të balotazhit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me ç’rast do të bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Mbledhja është njoftuar të fillojë në orën 11:00, raporton IndeksOnline.

Mes të tjerash, KQZ-ja do të bëjë shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave për zëvendësimin e anëtarit të kuvendit komunal, sipas komunave,  për zgjedhjet lokale 2025./IndeksOnline/