Osmani: Gëzuar dita e ushtrisë tonë!
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë për Ditën e Forcën.
Presidentja, përkrah kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e Ditës së Forcës, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.
“Për të gjithë, gëzuar Dita e Forcës. Gëzuar dita e ushtrisë tonë! Sot është një ditë krenarie për të gjithë popullin e Kosovës është ditë krenarie sepse ushtria jonë e sotme është pasardhëse e denjë dhe krenare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e djemve dhe vajzave të cilët vunë themelet e lirisë tonë.
Kurse sot, këta djem dhe vajza që i shihni, na bëjnë krenar jo vetëm brenda vendit por edhe kudo që ata shërbejnë, në akademi, nëpër vende të ndryshme të botës, ku studiojnë te shtetet aleate, dhe po ashtu edhe në operacione për paqe dhe stabilitet në vendet e ndryshme të botës” u shpreh Osmani.
Ajo takoi nga afër shumë ushtarë, pa pajisjet e FSK-së dhe u takua me shumë vizitorë që ishin pjesë e ditës së hapur./IndeksOnline/

