75 Mall Live Search
12:19 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / MSH

Policia shpall në kërkim një grua, dyshohet për lëndim trupor

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e një gruaje.

E dyshuara në fjalë, një grua në moshë mesatare, kërkohet për përfshirje në veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com” thuhet në njoftimin e policisë.