Ndarja e mjeteve për RTK, reagon Bajrami: I keni lënë një muaj pa paga, prodhues të krizave
Hykmete Bajrami ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen e mjeteve për RTK-në nga kategoria e kursimeve.
Bajrami e ka quajtur qeverinë në detyrë si prodhues të krizave ndërsa ka bërë thirrje të gjejnë zgjidhje për mjetet e Komunës së Prishtinës.
“I paskan nda mjetet për RTK.
E kemi thënë prej ditës së parë: këta vetë janë prodhues të krizave. I lanë një muaj pa paga punëtorët e RTK-së, me protesta e greva dhe në fund jo Kuvendi po këta uzurpatorët e Qeverisë paskan gjetë zgjidhje, me 28 ditë vonesë.
Albin Kurti me klikën e tij jeton duke shkaktuar kriza, duke i bë njerëzit me vuajtë, duke i mbajtur qytetarët të varur nga vendimet e tij, e pastaj të dalin si shpëtimtarë, por ranë maskat.
Ndalni bllokadat, tash uluni me Komunën e Prishtinës dhe gjeni zgjdhje!
Qytetarët paguajnë taksa për me marrë shërbime, jo për me u maltretu nga inskenimet e mashtrimet tuaja.
28 dhjetori do të jetë dita kur do të merrni përgjgijen për krejt këtë keqtrajtimin që po u bëni qytetarëve” shkruan Hykmete Bajrami në Facebook./Indeksonline/

