75 Mall Live Search
21:57 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / Z S

Osmani merr pjesë në “Sofrën Shqiptare” në Shkodër në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Shkodër në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit, ka marrë pjesë në “Sofrën Shqiptare” të shtruar në sheshin e qytetit, ku ka ndarë mesazhe të bashkëpunimit dhe lidhjes së ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, tha se “Shkodra ka qenë gjithmonë një urë mirësie dhe bashkëpunimi dhe vllazërimi me Kosovën. Prania juaja sot është një simbol i fortë i asaj lidheje që na bashkon në histori, kulturë dhe vlera”, tha ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj theksoi afërsinë e veçantë mes Kosovës dhe Shkodrës.

“Sonte jemi në zemrën e nje qyteti që nuk ka nevojë të prezantohet. Nga Kosova ne e ndjejmë Shkodrën si shtëpinë tonë të dytë, na lidh gjuha sepse shumë prej fjalive që ne i ruajmë me krenari kanë lindur pikërisht këtu, na lidh muzika që ka qenë shoqëruesja jonë në çdo dasëm guxim e festë, na lidh tradita, na lidh humori që si në Shkodër ashtu edhe në Kosovë është armë mbijetese butësi dhe mençuri”, tha Osmani./Indeksonline/