75 Mall Live Search
07:44 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / G T

Një gol, 400 mijë euro / Drita i mbushë arkat e klubit pas fitores ndaj Shkëndijës

Skuadra e Dritës mbrëmë shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Shkëndijës së Tetovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Një gol i shënuar nga Arb Manaj, ia solli klubit kosovar edhe 400 mijë euro, shkruan Indeksonline 

Drita deri tani ka mbushur arkat e klubit me 1.1 milionë euro dhe është pothuajse me një këmbë në fazën tjetër të UEFA Conference League.

Në katër xhiro, klubi nga Gjilani ka shënuar dy fitore dhe dy barazime.

Kujtojmë që UEFA paguan për çdo rezultat pozitiv. Nga 400 mijë për fitore dhe 150 mijë për barazime.

Drita është me tetë pikë të grumbulluara dhe në pozitën e 8-të, ku kanë mbetur edhe dy ndeshje: ndaj AZ Alkmaarit dhe Raya Vallecano./Indeksonline/