75 Mall Live Search
09:26 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / Z S

Pak ditë më parë u përfshi në një konflikt, publikohet fotoja e biznesmenit të vrarë në Elbasan

Detaje të reja janë zbardhur mbi atentatin e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku humbi jetën biznesmeni Edmond Mëhalla.

Policia ka marrë në pyetje disa persona që ndodheshin në zonën pranë vendit ku u ekzekutua biznesmeni.

Burime bëjnë me dije se pak ditë më parë viktima dyshohet se ishte përfshirë në një konflikt.

43-vjeçari kishte precedent penal në fushën e narkotikëve. Automjeti i përdorur nga atentatorët ishte një “Audi” ngjyrë e zezë dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të së dielës kur 43-vjeçari u qëllua me dy plumba në kokë, ndërsa ndodhej në makinë pranë biznesit të tij. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Edmond Mëhalla./Indeksonline/