Kaq i kushtoi Prizrenit dekorimi dhe vendosja e shtëpizave për fundvit!
Komuna e Prizrenit, shumë shpejt do të marrë pamje festive.
Kjo pasi komuna e cila udhëhiqet nga Shaqir Totaj i PDK-së ka kurorëzuar një kontratë për dekorimin e qytetit dhe vendosjen e shtëpizave për festat e fundvitit.
Sipas njoftimit nga E- prokurimi, tenderi i është besuar operatorit ekonomik “Multi Business Group SH.P.K.”, i cili do të realizojë të gjitha punimet e parapara për atmosferën festive në qytet, shkruan IndeksOnline.
Vlera e parashikuar fillimisht për kontratën ka qenë 80,000 euro, ndërsa vlera përfundimtare e kontratës së nënshkruar arrin në 81,500 euro.

Projekti përfshin dekorimin e hapësirave kryesore të qytetit, ndriçimin festiv dhe vendosjen e shtëpizave të fundvitit, të cilat çdo vit tërheqin mijëra vizitorë.

