75 Mall Live Search
15:55 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / b l

Ekskluzive: Kunati i Albulena Haxhiut pritet të jetë në listën e kandidatëve për deputet nga AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka intensifikuar veprimet për gjetjen e figurave të reja  për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

IndeksOnline më herët raportoi për aderimin e ish-kryeministrit Agim Çeku në këtë subjekt.

Por, ky nuk do të jetë aderimi i vetëm. Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se Dardan Krasniqi pritet të jetë kandidat për deputet nga partia e Ramush Haradinajt.

Krasniqi është i njohur në opinion për qëndrimet e tij dhe analizat që bën karshi zhvillimeve politike në vend. Ai ishte pjesë e luftës së lavdishme të UÇK-së si një nga ushtarët më të rinj. /IndeksOnline/