Fantastike! Muriqi në formacionin e javës në La Liga
Fundi i nëntorit ishte një fund interesant në La Liga.
Vëmendja ishte te barazimi 1-1 i Real Madridit ndaj Gironës, e cila rezultoi edhe në rrëzimin e tyre nga pozita e liderit në tabelë.
Si çdo javë publikohet edhe formacioni i javës në La Liga, me yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqin ndër ta.
Ky është formacioni i plotë:

Muriqi kishte shënuar 2 gola për Mallorcën, në barazimin 2-2 ndaj Osasunës dhe është vlerësuar me notën 9.2, e dyta më e larta pas Dani Olmos./IndeksOnline/

