U sulmuan nga tifozët e tyre, dy lojtarët kërkojnë largimin nga klubi i njohur francez
Dy lojtarë dëshirojnë të largohen nga klubi i njohur francez, Nice.
Bëhet fjalë për lojtarët si Jeremie Boga dhe Terem Moffi, të cilët kanë kërkuar largimin për një arsye befasuese
Kjo pasi që të dy lojtarët u sulmuan nga tifozët e klubit të tyre, për shkak të humbjes së tyre të 6-të radhazi.


Ngjarja kishte ndodhur pranë qendrës stërvitore të klubit, ku lojtarët u pritën nga 400 tifozë ku u pështyen dhe u shqelmuan nga ta.
Nice, në Ligue 1 gjendet në pozitën e 10-të ku ka gjithsej 17 pikë./IndeksOnline/

