Fejohet Miley Cyrus
Këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus, i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo është fejuar me muzikantin Maxx Morando, raportojnë mediat amerikane.
Fejesën e tyre e ka konfirmuar edhe babai i Maxx-it, teksa Miley u pa me një unazë me diamant, në një video të përbashkët me partnerin e saj.
Babai i Maxx-it postoi një sërë fotosh nga ditëlindja e 33-të e Miley-t, duke e uruar atë dhe djalin e tij, me “emoji” te shampanjës dhe unazës.
Miley dhe Maxx u panë për herë të parë në vitin 2021, kur u fotografuan duke mbajtur dorë për dore në një event të Gucci-t.
Ata e bënë publike lidhjen e tyre në prill të vitit 2022.

