75 Mall Live Search
21:43 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / MSH

Vetëm Lewandowski mund të humbasë një penallti të tillë!

E pabesueshme ajo që po ndodhë në “Spotify Camp Nou”.

Robert Lewandowski ka humbur një penallti ndaj Atletico Madridit, teksa mënyra se si e goditi topin ishte tëjet qesharake, shkruan IndeksOnline.

Ndonëse kishte përballë një prej portierëve më të mirë të kohëve të fundit, Jan Oblak, polaku e goditi topin shumë lart, në gjuajtjen nga pika e bardhë.

Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit po zhvillohet me një intensitet të lartë nga të dy ekipet, teksa Lewa sapo humbi mundësinë e artë për të çuar në epërsi “Katalunasit”.

Kjo është hera e dytë në këtë sezon nuk shënon nga 11-metërshi.

Rezultati aktual i ndeshjes: Barcelona 1 – 1 Atletico Madrid./IndeksOnline/