75 Mall Live Search
22:12 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / MSH

Çmenduri në “konak” të Fulhamit, City pëson tri gola në pjesë të dytë

Një ndeshje e pazakontë dhe me shumë gola po zhvillohet në “Craven Cottage”, ndërmjet Fulhamit dhe Manchester Cityt.

Me siguri të paparë, City shënoi tri gola të shpejt që në pjesën e parë të ndeshjes, duke e siguruar stabilitetin, pavarësisht se Fulhami e shënoi një në kohën shtesë – po në atë pjesë.

Por, situata ndryshoi për 180 shkallë në pjesën e dytë.

Teksa City bëri dy sulme të shpejta për dy gola brenda 6 minuta, Fulhami shënoi tre gola.

Janë edhe më pak se dhjetë minuta deri në përfundim të ndeshjes, dhe ende nuk dihet fati i saj.

Më poshtë golat:

Fulham: Smith Rowe (45+2’), Iwobi (57’), Chukwueze (72’, 78’).

Manchester City: Haaland (17’), Reijnders (37’), Foden (44’, 48’), Berge (54’ autogol)./IndeksOnline/