75 Mall Live Search
14:03 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / b l

Betohet Kadri Rrahimaj, zotohet se do të jetë kryetari të gjithëve pa dallim

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rrahimaj, është betuar si kryetar i kësaj komune në mandatin e dytë.

Rrahimaj në Facebook ka shkruar se mandati i dytë nuk është thjesht vazhdimësi, por mundësi për të bërë më shumë, për të punuar më fort dhe për t’i çuar projektet edhe më larg.

“Unë sot u betova se do të jem kryetari i të gjithëve, pa dallim. Se do të punoj me transparencë, përkushtim dhe ndershmëri, çdo ditë të këtij mandate”, shkruan ai.