PDK-ja vendosë për drejtorët në Istog, ia dorëzon propozimet LDK-së
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Istog i ka caktuar tre drejtorët e mundshëm në bashkëqeverisjen me LDK-në.
Pas një takimi që kishte sot edhe me liderin, Kadri Veseli, PDK i ka propozuar tre emra për drejtorë të tri drejtorive që iu takojnë.
Mujë Osmanaj pritet të jetë drejtor i Shëndetësisë në Istog.
Lulzim Shoshi drejtor për Bujqësi, ndërsa një drejtori do t’i takoi gjinisë femërore ku emri i Vlora Vuthajt po lakohet më së shumti.
Këto propozime dega e PDK-së në Istog do të ia dorëzoi sot Haki Rugovës./Indeksonline/