75 Mall Live Search
18:56 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / Z S

Osmani pret në takim ambasadorin britanik, flasin për zhvillimet e fundit në vend e zgjedhjet e jashtëzakonshme

Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit për media në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit në vend dhe procesin zgjedhor që e pret së shpejti vendin tonë.

Postimi i plotë:

Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor. Presidentja ritheksoi rëndësinë që edhe këto zgjedhje të mbahen sipas standardeve më të larta demokratike, në të cilat Kosova tashmë është shembull.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe për hapat konkret drejt finalizimit të iniciativës së Presidentes për lidhjen e marrëveshjeve strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fushat e interesit të përbashkët, respektivisht atë të mbrojtjes, sigurisë, si dhe ekonomisë e tregtisë, për ç’gjë ishin dakorduar gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në Kosovë në prill të këtij viti.

Tutje, ajo shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme britanike për Kosovën dhe qytetarët e saj./Indeksonline/