Këta janë kandidatët nga Podujeva në listën e LDK-së
Tashmë Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka vendosur për emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë këtë komunë në garën e 28 dhjetorit.
Sipas burimeve të Indeksonline të propozuar janë Ekrem Hyseni, Arjeta Salihu-Abazi, Qendrim Softolli, Visar Hoti dhe Vezir Januzi.
Theksojmë se partitë politike kanë afat që deri të dielën e 7 dhjetorit të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputet.
Lidhja Demokratike e Kosovës sot gjatë ditës për zgjedhjet e 28 dhjetorit ka nënshkruar marrëveshje me Partinë e Drejtësisë dhe AKR-në./Indeksonline/

