75 Mall Live Search
08:06 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / MSH

Vdekja e aktorit Perry/ Një mjek dënohet me burg

Një mjek nga Kalifornia, i cili i dha ketaminë yllit të serialit “Friends”, Matthew Perry, është dënuar me 30 muaj burg federal.

Kështu, ai u bë personi i parë që merr një dënim për vdekjen e aktorit nga mbidoza, shkruan BBC.

Dr. Salvador Plasencia ishte një nga pesë të akuzuarit në një hetim federal shumëvjeçar që shqyrtoi se si Perry e siguroi anestezionin disociues – përmes një rrjeti nëntokësor droge, në Hollywood.

Perry, 54 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles në vitin 2023.

Për disa vjet me radhë, ai luftoi me depresionin dhe varësinë.

Familja e aktorit i kërkoi gjykatësit një dënim të gjatë, duke e quajtur Plasencia-n “më fajtorin” dhe duke detajuar vështirësitë e tyre për të kuptuar pse ai e furnizonte vazhdimisht Perry-n me drogë.