75 Mall Live Search
08:10 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / G T

Bashkëlojtari i Rrahmanit shënoi penalltinë më të fuqishme në histori?!

Skuadra e Napolit mbrëmë shënoi fitore ndaj Cagliarit pas penalltive, për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Kupës së Italisë.

Penalltia e portierit, Milinkovic-Savic po diskutohet shumë në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline

Portieri serb bëri një goditje të fuqishme, duke mposhtur kundërshtarin e tij.

Kjo goditje e topit po llogaritet si më e forta ndonjëherë në histori të futbollit.

Nuk ka shifër të saktë, por mendohet se topi shkoi rreth 140 kilometra për orë.

Kujtojmë që mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani nuk luajti fare në këtë ndeshje. Ai ishte në stol./Indeksonline/