Lubisha Miljkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
Lubisha Miljkoviq është dënuar me 2 vite burg dhe 14 mijë euro gjobë për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan, më 29 maj 2023.
I pandehuri ka pranuar fajësinë pas marrëveshjes së arritur me Prokurorinë Speciale për veprat “sulm” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale apo huliganizëm”.
Sipas prokurorit Bekim Kodraliu, dënimi përfshin kohën e kaluar në paraburgim, ndërsa gjashtë muajt e mbetur zëvendësohen me gjobë prej 14 mijë eurosh.

Gjykata, e udhëhequr nga gjyqtarja Violeta Namani-Hajra, ka vlerësuar se marrëveshja është e ligjshme dhe e mbështetur në prova.

