75 Mall Live Search
14:12 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / AR

Pas humbjes së Shpatit, familja falënderon të gjithë për solidaritetin

Me datë 26 nëntor, këngëtari i shumë hiteve, Shpat Kasapi ndërroi jetë.

Miq, familjar e fansa shprehen dhimbje e ngushëllime për këtë humbje të madhe, shkruan Indeksonline.

Familja e të ndjerit, përmes një postimi në Instagram falënderuan të gjithë për solidaritetin.

Postimi i plotë:

“Të dashur familjar, miq, kolegë, dhe të gjithë ju, publik e dashamirë të muzikës së Shpatit

Në emër të familjes sonë, ju falënderojmë nga zemra secilin prej jush për mbështetjen, ngushëllimet dhe respektin që na keni dhënë në këto ditë të rënda. Falë jush, kujtimi i Shpatit u nderua ashtu siç e meritonte, me dashuri dhe me mirënjohje.

Ikja e tij në amshim është një humbje e madhe, jo vetëm për ne si familje, por për gjithë komunitetin artistik shqipfolës dhe për të gjithë ata që e deshën artin dhe muzikën e tij. Jeta është e tillë — jetojmë sot, por nesër mund të ikim — dhe pikërisht për këtë arsye, kujtimet e bukura mbeten pasuri e përjetshme.

Buzëqeshja dhe energjia e Shpatit do të mbeten gjithmonë dritë për ne. Ju falënderojmë pafund për praninë tuaj, për fjalët e ngrohta, për lutjet dhe për respektin që i kushtuat.

Me mirënjohje të thellë,

Familja Kasapi”./Indeksonline/