75 Mall Live Search
16:13 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / Z S

Driton Selmanaj heq dorë nga posti i asamblistit në Prizren, zëvendësohet nga Temaj

Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar zëvendësimin e tre asamblistëve në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ranillugut dhe Parteshit.

Në mesin e tyre është edhe ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, që kishte fituar një ulëse në kuvendin komunal të kësaj komune.

Selmanaj do të zëvendësohet nga anëtari tjetër i LDK-së, Astrit Temaj. Krahas tij, KQZ ka aprovuar zëvendësimin edhe të dy anëtarëve të tjerë nga komuniteti serb në komunën e Parteshit dhe Ranillugut. Për këta dy të fundit votuan kundër anëtarët e LVV-së në KQZ.

KQZ në mbledhjen e sotme mori disa vendime në kuadër të procesit përgatitor për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 28 dhjetor./Indeksonline/