75 Mall Live Search
22:09 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / H F

Ortopedi i njohur do të jetë kandidat për deputet nga PDK

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Istog ka zyrtarizuar kandidaturën e ortopedit të njohur, Dr. Skender Ukaj, për deputet në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.

Dr. Ukaj, profesor universitar dhe specialist i ortopedisë, vlerësohet si një nga profesionistët më të respektuar në fushën e tij. Me vite përvojë në shërbim të qytetarëve, ai njihet për profesionalizëm, integritet dhe përkushtim ndaj pacientëve, cilësi që, sipas degës së PDK-së në Istog, e bëjnë atë një kandidat të denjë për përfaqësim në nivel qendror.

Njoftimi i plotë:

Screenshot