“Brenda pak javësh prindër”, Mirlind Daku i bën befasinë e këndshme Vesës
Influencerja e njohur, Vesa Vllasaliu dhe partneri i saj Mirlind Daku, po përflitet që shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Është Vesa ajo e cila dukshëm ka rralluar paraqitjet e saj në rrjetet sociale, shkruan IndeksOnline.
Ndërkohë, pak orë më parë ajo ka publikuar një foto me trëndafila të kuq, të bëra dhuratë nga futbollisti i famshëm.

Duket se çifti po i jeton ditët më të mira dhe mezi pret t’i gëzojë ndjenjat e të bërit prindër./IndeksOnline/

