75 Mall Live Search
21:22 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / MSH

Një ‘pickup’ humb kontrollin në Istog, përfundon në murin e një shtëpie

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në Istog të Poshtëm.

IndeksOnline raporton se, si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit të tij, shoferi ka përfunduar bashkë me ‘pickup’ në murin e një shtëpie.

Nga ky aksident kanë pësuar dy persona.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 19:49, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident në fshatin Istog i Poshtëm, në Komunën e Istogut. Dy persona janë lënduar dhe ata janë dërguar në Emergjencë në Pejë”, tha Gashi.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: