75 Mall Live Search
22:58 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Foda komenton përballjet e mundshme me ShBA-të, Paraguain dhe Australinë në Kupën e Botës

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka folur pas hedhjes së shortit të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026.

”Dardanët” në rast kualifikimit në Kampionatin Botëror, do të përballen me ShBA-të, Australinë dhe Paraguain, shkruan IndeksOnline.

Tekniku gjerman tha se kjo do të ishte fantastike, por fillimisht fokusi do të jetë në play-off, ku Kosova luan në muajin mars ndaj Sllovakisë, e pastaj në rast fitoreje mund të përballet me Turqinë ose Rumaninë.

“Australia, Paraguai dhe SHBA kanë një grup shumë interesant këtu, por gjëja më e rëndësishme për ne është që fillimisht duhet të kualifikohemi. Na kanë mbetur edhe dy ndeshje, një ndeshje e rëndësishme si mysafir kundër Sllovakisë, ku duhet ta fitojmë atë.

Nese e fitojmë, atëherë do të luajmë kundër turqisë ose Rumanisë, dhe këto janë tani ndeshjet më të rëndësishme për ne. Kjo ka prioritet. Por këtu ishte një ngjarje fantastike, atmosferë e mrekullueshme. Nëse kualifikohemi për Botëror do të kishim një grup të balancuar, ku gjithçka është e mundur. Por siç e përmenda, gjëja më e rëndësishme është që të kualifikohemi për Botëror dhe nëse kualifikohemi arëherë do të gëzohemi shumë për këto ndeshje.”, ka deklaruar Foda./IndeksOnline/