75 Mall Live Search
11:19 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / A

24 pjesëtarë të Njësive Speciale Operative certifikohen në fushën e “Aftësive të veçanta policore operative”

Në Kampin e Njësive Speciale “Vrella” në Sllatinë, 24 pjesëtarë të Njësive Speciale Operative, janë certifikuar në fushën e “Aftësive të veçanta policore operative”, pas një trajnimi të zhvilluar nga një konsulent ndërkombëtar, përmes OSBE-së.

No photo description available.
No photo description available.

Ky trajnim u organizua në bazë të nevojave të identifikuara nga vetë Njësitë Speciale dhe u mbështet nga ekspertë të jashtëm të ofruar nga OSBE, partner strategjik i Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve specialistike.

May be an image of clarinet and the Brandenburg Gate

Ky aktivitet kontribuon në rritjen e aftësive profesionale dhe gatishmërisë operative të Njësive Speciale, duke forcuar standardet dhe kapacitetet e tyre në operacione të veçanta policore.