75 Mall Live Search
15:01 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Ballkani kalon nga futbolli në sportin e ”tenisit”

Ballkani po vazhdon me formë fantastike.

Tre herë kampioni i Kosovës ka shënuar fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e trajnerit kroat, Mirslav Karoglan, shkruan IndeksOnline.

Ballkani ka turpëruar Prishinën e Re, duke e mposhtur me rezultat 6-1.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 21-të me një super gol nga goditja e lirë e Kryeziut.

Në minutën e 30 Hamidi dyfishoi rezultatin pas një asisti nga Kryeziu, ndërsa vetëm një minutë më vonë shënoi sërish për 3–0.

Në pjesën e dytë Kryeziu realizoi golin e katërt pas një asistimi nga Diene, ndërsa Serebe shënoi dy herë, në minutën e 72 pas një asistimi nga Kryeziu dhe më pas në minutën e 82 për rezultatin përfundimtar 6–1.

Golin e nderit për Prishtinën e Re e shënoi Astrit Berisha, në minutën e 74-të.

Kjo ishte një humbje e thellë për skuadrën nga kryeqyeti, e cila vjen pas fitores 4-1në derbin lokal ndaj Prishtinës jvën e kaluar dhe asaj në Kupën e Kosovës 4-1 ndaj Lepencit.

Ballkani vazhdon të jetë lider i tabelës në Superligë, me 29 pikë, dy më shumë se Dukagjini.

Në anën tjetër, Prishtina e Re është në vendin e fundit, me 14 pike./IndeksOnline/