75 Mall Live Search
17:12 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / G T

Hoxha i jashtëzakonshëm, shënon gol në sekondat e fundit në derbin e madh kroat

Skuadra e Dinamo Zagrebit ka barazuar rezultatin ndaj Hajduk Splitit në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në elitën e futbollit kroat.

Golin për 1:1 në sekondat e fundit të ndeshjes e shënoi mesfushori/sulmues shqiptar, Arbër Hoxha, shkruan Indeksonline

Hoxha shënoi një gol të bukur për t’i barazuar shifrat.

Lojtari “kuqezi” konfirmoi formën e tij të jashtëzakonshme me fanellën e klubit kroat./Indeksonline/