75 Mall Live Search
20:40 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / G T

Barcelona lider i vërtetë, tregon forcën ndaj Real Betisit

Barcelona ka ruajtur kreun në La Liga duke mposhtur me shifrat 5-3 Betisin në transfertë, në një ndeshje shumë interesante.

Klubi katalunas këtë ndeshje e mbylli në pjesën e parë, edhe pse ishte në disavantazh deri në minutën e 11’të, shkruan Indeksonline

Ferran Torres me një hat-trik dhe një gol nga Bardghji, ekipi i Hansi Flick shkoi me epërsi 1:4 në pushim.

Në pjesën e dytë, Lamine Yamal shënoi nga penalltia për 1:5. Kurse dy golat tjerë i shënuan lojtarët e Betisit.

Llorente dhe Cucho shënuan nga një gol për rezultatin përfundimtar 3:5.

Barcelona me fitore vazhdon si lider i La Ligas, me 40 pikë./Indeksonline/