75 Mall Live Search
17:00 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / L A

Agim Ademi njofton për projektin “FIFA Arena”: Do të përfitojnë shtatë regjione të Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka njoftuar se projekti madhor “FIFA Arena”, një donacion i nga FIFA që synon masovizimin e futbollit dhe krijimin e më shumë mundësive për fëmijët, ka nisur zyrtarisht zbatimin në Komunën e Prishtinës

Dy shkollat e para të përzgjedhura për këtë fazë njofton ai se janë “Gjergj Fishta” dhe “Hasan Prishtina”, të cilat tashmë po pajisen me fusha moderne sportive të dedikuara si për nxënësit, ashtu edhe për komunitetin përreth.

Këto hapësira do të shërbejnë për lojë, aktivitete fizike dhe zhvillim të talenteve të rinj.

Fushat po instalohen falë donacionit të FIFA-s, me tërë procesin e furnizimit dhe montimit të organizuar drejtpërdrejt nga vetë FIFA, në bashkëpunim të plotë me Komunën e Prishtinës.