75 Mall Live Search
18:30 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / L A

FIFA me një rregull të ri për Botërorin 2026

Na ndajnë vetëm 7 muaj nga fillimi i Kampionatit Botëror 2026.

Kompeticioni më i rëndësishëm në futboll këtë herë zhvillohet për herë të parë në 3 shtete, SHBA, Kanadë dhe Meksikë si dhe do të jetë i pari me 48 shtete pjesëmarrëse.

Lojtarët dhe trajnerët po ashtu kanë shprehur shqetësimet e tyre, për shkak të temperaturave të larta të verës në SHBA dhe Meksikë.

Kjo rastisi edhe në Botërorin e Klubeve, ku klubet bënë një pauzë të shkurtër hidratimi.

Por FIFA vendosi të implementojë një rregull të ri ku në çdo ndeshje, do të ketë pauzë 3 minutshe në të dy pjesët.

Kujtojmë se Botërori 2026 nis nga data 11 qershor deri më 19 korrik./IndeksOnline/