Taktika e Enzo Marescas, që “çuditi” të gjithë mbrëmë ndaj Atalantas
Skuadra e Chelseat pësoi humbje 2:1 ndaj Atalantas në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Një detaj interesant u vërejt gjatë ndeshjes që kishte të bënte me taktikën e trajnerit, Enzo Marescas, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, tekniku italian me disa zëvendësime të bëra, ra në një formacion që askush s’e priti.
Në mesfushë, Maresca futi dy mbrojtës të krahut të djathtë, Reece James dhe Malo Gusto – madje ky i fundit kishte pozitën e mesfushorit/sulmues.
Kurse në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, u pozicionua një mbrojtës qëndror – Josh Acheampong.
Përveç kësaj, ai la në stol lojtarë si: Andrey Santos, Buonanotte, Hato dhe Estevao./Indeksonline/

