75 Mall Live Search
08:51 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / L A

Slot për rikthimin e Salahut: Iniciativa duhet të vijë nga lojtari apo nga unë?

Një krizë e re ka kapluar Liverpoolin së fundi.

Kjo për shkak të situatës Salah, ku kishte dhënë deklarata të forta rreth raporteve të tij me trajnerin Arne Slot.

Kjo çoi në mosaktivizimin e egjiptianit, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit.

Slot, pas ndeshjes u pyet për rikthimin e tij dhe këtë kishte për të thënë.

“Epo, ju thoni se të gjithë bëjnë gabime në jetë, por pyetja është nëse edhe lojtarët duhet ta pranojnë këtë…”. “Dhe iniciativa duhet të vijë nga lojtari apo nga unë”, deklaroi Slot.

Liverpooli, kujtojmë se mbrëmë arriti ta mposhtte Interin me rezultat 0-1, pas golit të Szoboszlait nga penalltia në fund të ndeshjes./IndeksOnline/