Skuadra ukrainase afër marrëveshjes me Lindon Emërllahun, përfiton edhe Ballkani?
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lindon Emërllahu, pritet të largohet nga Cluji i Rumanisë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Gazetari, Pavel Pablo, raporton se skuadra ukrainase, Plissya ka arritur marrëveshje personale me futbollistin, shkruan Indeksonline
Skuadra nga Ukraina pritet t’i paguajë plotë 1.5 milionë euro për shërbimet e lojtarit kosovar. Kurse skuadra e Clujit pritet t’i mbajë 10 për qind të kartonit.
Polissya is expected to sign 23-year-old Kosovo national team defensive midfielder Lindon Emërllahu from CFR Cluj this winter.
— Polissya Zhytomyr EN (@PolissyaEN) December 9, 2025
According to journalist Pavel Pablo, the player has reached an agreement with the Ukrainian club.
CFR Cluj will receive €1.5 million plus 10% of a… pic.twitter.com/XWM18YqVbi
Në rast se ndodh ky transferim me këtë shifër, përfiton edhe skuadra kosovar, Ballkani – e cila ka 20 për qind të kartonit.
Pra, Ballkani i Suharekës merr rreth 300 mijë euro nga transferimi i Emërllahut te Polissya.
Polissya Zhytomyr është në pozitën e tretë në Premier Leaguen e Ukrainës, me 27 pikë në 15 ndeshje./Indeksonline/

