Martinez e mposht Guardiolan, zgjidhet trajneri i vitit në Kataluni
Trajneri i Kombëtares së Portugalisë, Roberto Martinez është zgjedhur trajneri i vitit në Kataluni.
Martinez ka mposhtur homologun e tij, Pep Guardiolan, shkruan Indeksonline
Federata katalunase e Futbollit ka zgjedhur Martinezin si më të mirin me 58.5 për qind të votave, nga një juri prej 43 anëtarësh: Gazetarë, politikanë dhe sponsorë.
Pep Guardiola mori 31 për qind të votave, kurse trajnerja e femrave të Barcelonës, Pere Romeu 9.7 për qind.
Çmimi do të jepet në eidicionin e 13-të të Gala de Estrelas, më 29 dhjetor në Barcelonë./Indeksolnine/

