75 Mall Live Search
14:07 / E Mërkurë, 31 Dhjetor 2025 / AR

Dasmat që “dogjën” 2025-n në showbizin shqiptar, Engjëllusha e Teuta Rugova kryesojnë listën

Viti 2025 ka qenë një nga më të bujshmit për dasmat në showbizin shqiptar.

Figurave publike nuk iu kursye as luksi, as spektakli, ndërsa fansat ndoqën me emocion çdo moment të ceremonive, shkruan Indeksonline.

Engjellusha Salihu ishte padyshim një nga më të komentuarat. Nusen e shfaqur si “princeshë” në dasmën e saj në korrik 2025, ajo mahniti publikun me fustanin e saj elegant dhe dekorin luksoz të ceremonisë. Dasma u zhvillua në Kosovë, ndërsa çifti po ndërton një kapitull të ri jete bashkë në Zvicër.

Ndërkohë, Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, kurorëzoi dashurinë me partnerin Agron Gjeloshi në një ceremoni madhështore në Prishtinë më 25 korrik. Martesa e tyre mori vëmendje të madhe nga media dhe publikun, duke shënuar një nga ngjarjet më të përfolura të vitit.

Këngëtarja shqiptare Anita Latifi, e njohur nga formati “DSDS” dhe aktualisht pjesë e spektaklit “Kampf der Realitystars”, ka kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin arab, Fabrice në fshehtësi të plotë. Sipas gazetës gjermane BILD, ceremonia u mbajt në muajin maj në Schloss Martfeld në Schwelm, një vend i mrekullueshëm dhe privat.

Aferdita Demaku, e martoi vajzën e saj të vetme, Dona Janova, në një ceremoni plot emocion dhe elegancë në muajin qershor. Në një ambient përrallor, me dekor të mbuluar nga lulet e bardha dhe nën një strukturë të veçantë mbi ujë, Dona dhe bashkëshorti i saj kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Viti 2025 ka treguar se dasmat e VIP-ave janë më shumë se ceremonia, janë evente madhështore, të shoqëruara me luks, emocione dhe imazh publik.

Fansat presin që 2026 të sjellë edhe më shumë surpriza dhe momente të paharrueshme./Indeksonline/