Benzema me fjalë të mëdha për Dembelen: S’po flasim mjaftueshëm për të, është fitues i Topit të Artë!
Karim Benzema u paraqit së fundmi në një intervistë. Ai foli për bashkëkombësin e tij, Ousmane Dembele.
Sulmuesi i Al Ittihadit tha se ende s’kemi parë më të mirën e Dembeles, shkruan Indeksonline
Ai mendon se s’po flitet shumë për një lojtar si ai edhe pse ka fituar Topin e Artë.
“Nuk keni parë asgjë nga Ousmane Dembele te PSG-ja. Me Dembelen, ne ende flasim për një djalë që fitoi Topin e Artë. Dhe nuk flasim mjaftueshëm për të.
“Ndjej sikur nuk flasim shumë për të. Sepse ai është lojtari më i mirë në botë.
“Askush nuk fliste për të. Por, në fund tregoi se të gjithë po gaboheshin”, u shpreh Benzema
Dembele këtë sezon nuk e ka nisur mirë, pasi ka pasur probleme me disa lëndime./Indeksonline/

