75 Mall Live Search
13:21 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / G T

Maresca e mposht Guardiolan dhe Artetan, shpallet më i miri i muajit në Premier League

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, është shpallur trajneri i muajit nëntor në Premier League.

Ky çmim vjen pas fitoreve në tri ndeshje, ndaj Tottenhamit, Wolvesit dhe Burnleyt, shkruan Indeksonline

Image

Italiani i mposhti trajnerët: Mikel Arteta (Arsenal), Pep Guardiola (Manchester City), Fabian Hurzeler (Brighton), Unai Emery (Aston Villa) dhe Marco Silva (Fulham).

Chelsea ishte në vendin e dytë deri nëntor, por më pas pati rezultate negative dhe bie në pozitën e 5-të me 25 pikë./Indeksonline/