Kritikat ndaj Xabi Alonsos, Hansi Flick: Më falni, jam këtu për të folur vetëm për Barcelonën
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u paraqit sot në konferencë për media para ndeshjes ndaj Osasunas në La Liga.
Flick mori një pyetje nga gazetarët për kundërshtarin e tij, Xabi Alonso, shkruan Indeksonline
Trajneri spanjoll po kritikohet shumë dhe është afër largimit për shkak të rezultateve negative.
Megjithatë, Hansi Flick nuk dëshiron të flasë për këtë.
“Kritikat për Xabi Alonsonin. Është një temë që mund të flasim gjatë, por unë s’do ta bëj. Siç e thashë më parë, unë këtu nuk jam për të folur për Real Madridin. Por për Barelonën. Pra më falni”, u shpreh Hansi
Kujtojmë se Barça është lidere e La Ligas me 40 pikë, katër më shumë se Real Madridi (36)./Indeksonline/

