75 Mall Live Search
13:50 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / G T

Kupa e Botës 2028, Kosova mëson kundërshtarët

Sot është hedhur shorti për parakualifikimet në Kupën e Botës 2028 në futsall.

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët dhe bën pjesë në grupin D, shkruan Indeksonline

Në këtë grup, “dardanët” do të përballen me Malin e Zi, Austrinë dhe Gjibraltarin.

Kurse, Shqipëria është në grupin E, me Letoninë, Qipron dhe San Marinon.

Këto ndeshje, do të nisin nga muaji prill i vitit 2026./Indeksonline/