75 Mall Live Search
16:48 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Alonso po bën gati valixhet, tre ndeshjet e ardhshme vendimtare

Xabi Alonso po vazhdon të jetë në qëndër të vëmendjes, ku emri i tij lidhet me shkarkimin nga posti i trajnerit të Real Madridit.

Rezultatet e fundit jo të mirë, kanë ngritur paknaqësitë te klub madrilen të cilët pas humbjes nga Manchester City i kanë dhënë një shams të fundit, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle ”AS”, tre ndeshjet e ardhshme pritet të jenë vendimtare për Alonson.

Nëse Reali nuk arrin ta mposht Alavesin në fundjavë, Xabi do të shkarkohet.

Nëse fitojnë ndaj Alavesit por nuk arrijnë fitore në Kupën e Mbretit ndaj Talavera, ai do të shkarkohet.

Nëse fitojnë të dyja ndeshjet dhe pastaj dështojnë ta mposhtin Sevillan, Alonso do të shkarkohet.

Sipas kësaj, Real Madridi do të duhet të fitojë patjetër tre ndeshjet e ardhshme, në menyrë që Xabi Alonso të ketë të sigurt edhe për një kohë pozitën e trajnerit./IndeksOnline/