75 Mall Live Search
22:37 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Reali i madh kur duhet dhe ku duhet (Video)

Real Madrid ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.

Kampionët në fuqi mposhtën PSG-në me rezultat 3-1.

PSG kaloi e para në epërsi në minutën e 33-të me golin e Rabiot.

Ronaldo arriti të barazoj rezultatin në fund të pjesës së parë me një gol nga penalltia.

Portugezi shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 83-të.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Marcelo në minutën e 86-të. /IndeksOnline/